Nga Bota
18 June 2021
Mbi 30 gra padisin uebfaqen pornografike: Ka publikuar video pa pëlqimin tonë

Më shumë se 30 gra e kanë paditur kompaninë që e ka në pronësi faqen pornografike, Pornhub, me akuzën se ka përdorur video eksplicite të tyre pa e marrë pëlqimin paraprakisht.

Gratë thonë se videot u ngarkuan në Pornhub pa pëlqimin e tyre dhe për këtë arsye kanë paraqitur një padi civile në Kaliforni, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në padi thuhet se kompania “Mindgeek” udhëheq një ndërmarrje kriminale. Sidoqoftë, përmes një deklarate, Pornhub tha se pretendimet janë absurde, të pamatura dhe kategorikisht të rreme.

“Ne kemi zero tolerancë për përmbajtje ilegale dhe hetojmë çfarëdo ankesë apo pretendimi të bërë rreth përmbajtjes në platformën tonë”, i tha kjo faqe BBC-së.

Megjithatë, CBS, partner i BBC-së në Shtetet e Bashkuara, thotë se kjo faqe nuk kërkon nga përdoruesit që ta verifikojnë identitetin apo moshën e atyre që shfaqen në video dhe as nuk e kërkon pëlqimin e njerëzve që shfaqen në video.



Të ndryshme
Më shumë
Ish-lojtari i Interit i infektuar me koronavirus: E nënvlerësova, por vuajta për 25 ditë15 May 2020
Osmani: Nëse forcat serbe ia mësyjnë Kosovës, do të përballen me ushtarët amerikanë 8 July 2021
Haradinaj nuk e takon Ramën: I padituri, s’ mund të takohet me të diturin!29 June 2020