Nga Bota
21 June 2021
Pas 14 muajsh në spital, pacienti me Covid pranon të vdesë: Nuk jetoj dot më kështu

Pacienti me Covid në Mbretërinë e Bashkuar, i cili kaloi 14 muaj e gjysmë në spital ka vdekur pasi zgjodhi të tërhiqet nga trajtimi.

Jason Kelk, 49 vjeç, ndërroi jetë dje i rrethuar nga familja e tij, përcjell abcnews.al.

Ai u shtrua në Spitalin St James’në Leeds më 31 mars të vitit të kaluar dhe qëndroi atje deri të premten në mëngjes, kur u transportua në një bujtinë aty pranë.

Gruaja e tij me zemër të thyer, Sue Kelk, 63 vjeç, tha se beteja e Jason ishte bërë shumë e madhe dhe se ai nuk mund të “jetonte më kështu”.

Jason, i cili kishte diabet të tipit II dhe astmë, luftoi për jetën e tij në terapi intensive që nga 3 prilli i vitit të kaluar.

Virusi shkatërroi mushkëritë dhe veshkat e tij. Ai gjithashtu pati probleme të rënda me stomakun saqë duhej të ushqehej në mënyrë intravenoze para se të vdiste.

Kishte shpresë në mars të këtij viti kur ai shënoi 15 ditë me radhë pa përdorimin e ventilatorit.

Megjithatë, nuk mundi të shërohet dhe pranoi që të vdesë. Jason Kelk është një ndër pacientët me Covid në të gjithë botën që ka qëndruar më gjatë në spital.



Të ndryshme
Më shumë
Rita Ora dhe Taika Waititi dalin për herë të parë si çift 7 July 2021
Për një javë në Maqedoni për 27.3 për qind është zvogëluar numri i rasteve të reja me coronavirus 7 September 2021
Trajanov: Me rastin si i Mijallkovit rrezikohet siguria kombëtare23 February 2021