Nga Vendi
7 July 2020
Shkup, i mituri gjen të vdekur me lëndime në kokë gjyshen e tij

Gjatë ditës së djeshme, një i mitur në Shkup ka gjetur gjyshen e tij të vdekur dhe me lëndime në kokë në banjo.

Sipas MPB-së, dje rreth orës 18:30 në SPB – Shkup është denoncuar se në banjo në rrugën ‘Luka PGerov’ në Shkup, 17 vjeçari ka gjetur të vdekur dhe me lëndime në kokë gjyshen e tij E.T (81).

Nga mjeku është konstatuar vdekje ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB – Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Aferdita Demaku si 20 vjeqare pozon me gjinse të shkurtra 2 July 2021
Florin Besimi: ‘Rinia në rend të parë’, ja pikat e programit të BDl-së për rininë 8 July 2020
Prishtina nderon artistët e “Kanga Jonë”, Rama: Tradita muzikore vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu”24 June 2026