Nga Bota
22 June 2021
Turqia ndalon muzikën në mesnatë, shpërthen revolta kundër Erdoganit

“Na vjen keq, por askush nuk ka të drejtë të shqetësojë të tjerët natën”. Me këto fjalë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan motivoi vendimin e qeverisë së tij për mbylljen e sallave të koncerteve dhe ndërprerjen e muzikës  në klube në mesnatë, pasi i njoftoi kombit heqjen nga 1 korriku të kufizimeve kryesore anti-Covid.

Një iniciativë kjo që po shkakton një stuhi polemikash në mediat sociale, ku mijëra përdorues akuzojnë ekzekutivin për shfrytëzimin e pandemisë për të ndëshkuar stilin e jetesës.

“Ne jemi ofenduar” (#kusurabakiyoruz), është hashtag që është bërë viral në këto orë, duke përmbysur fjalët e kreut të shtetit. Protesta të menjëhershme erdhën gjithashtu edhe nga bota e muzikës.

“Nëse të shqetëson, mos e dëgjo”, komentoi këngëtarja Gaye Su Akyol në Twitter, duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit Erdogan.

“Muzika nuk shqetëson, por shëron shpirtrat e shqetësuar. Muzikantët nuk shqetësojnë, ata prodhojnë art”, shkroi këngëtarja në Tëitter Aylin Aslim.

Reagime të forta vijnë gjithashtu nga opozita, sipas të cilave ekzekutivi “nuk po lufton me koronavirusin, por me stilin e jetës së njerëzve”.

Gjithashtu reagime pati edhe nga bota e biznesit, që shpreh shqetësim në lidhje me kufizimet e ardhshme mbi oraret e shitjes së alkoolit.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohet një grua nga Shkupi për mashtrim gjatë shitjes së një banese13 May 2025
Zaev: Çmimi i energjisë elektrike nuk ndryshon së paku deri në fund të vitit26 October 2021
Osmani: Drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb27 December 2020