Nga Bota
21 June 2021
“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, burri vret gruan dhe tenton të mbysë djalin 18-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediet shkruajnë se meksikani Jaime Moises Rodriguez Diaz, 41 vjeç, pasi ka vrarë gruan ka tentuar të vrasë djalin e tyre 18-vjeç.

Nga sa u raportua, burri, mëngjesin e djeshëm 19 qershor, pas vrasjes së gruas, në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre në Arese, në zonën e Milanese, i tha djalit “Unë të vrava nënën tënde dhe tani është radha jote”.

Pastaj ai u përpoq ta mbyste me një rrip najloni. I riu arriti të mbrohej. Shpesh kishte fërkime midis të dyve për shkak të karakterit autoritar të babait.

Ai punonte në një kompani vendase, ndërsa mësohet se gruan, Silvia Susana Villegas Guzman e vrau me thikë për faktin se dëshironte të ishte ai zëri autoritar në shtëpi.

Ata sipas mediave zakonisht kanë pasur grindje, ndërsa aktualisht, burri është arrestuar dhe pritet të dalë përpara togave të zeza, për të mësuar dënimin e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: S’ka ndalesa të gjata në pikat kufitare 9 August 2021
Mickoski: Së shpejti pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e Klinikës së Shtipit21 May 2025
SHBA kërkon çarmatosjen e Hezbollahut dhe negociata të drejtpërdrejta Liban-Izrael10 March 2026