ShowBiz
25 August 2021
Reagon aktorja kosovare ndaj paragjykimeve: Vishemi shkurt, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen

Shengyl Ismaili së fundmi ka reaguar për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, e cila u keqtrajtua në mënyrë makabre nga dy të rinj, të cilët tanimë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Aktorja kosovare, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, i është drejtuar atyre që gjykojnë veshjen apo sjelljen e një vajze e gruaje, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ismaili ka shkruar se arsyeja pse vishen gratë apo vajzat shkurt, është se ashtu u pëlqen atyre, poashtu edhe dekoltenë mbajnë të hapur, se ashtu u pëlqen.

Shkrimi i saj i plotë:

Per ju qe gjykoni veshjen, sjelljen…

PO, vishemi shkurt, se na pelqen.
PO, mbajm dekolte te hapun, se na pelqen.
PO, bejme botox, tatoo, se na pelqen.
PO, kaniher shajme, se na pelqen.
PO, dalim deri vone kllabave, se na pelqen.
PO, pijme alkohol, se na pelqen.
PO, dalim ne takime me djem, se na pelqen.
PO…
PO..
PO…

Po asnje nga keto PO -te tona, nuk do te thote PO, per juve qe vec punet e juja nuk i kqyrni.



Të ndryshme
Më shumë
Ferdonije Çerkezi: Mëngjeset mbeten të rënda, dhimbja për të zhdukurit nuk shuhet27 April 2026
MPB: Sanksionohen 168 vozitës në Shkup13 November 2020
Hyn në fuqi Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni24 August 2021