Nga Vendi
21 June 2021
Maqedoni: Paralajmërohet hapja e pikës kufitare “Mexhitlija” me Greqinë

Hapjen e pikave kufitare Niki (Mexhitlija) me Maqedoninë e Veriut dhe Kristalopigi me Shqipëri, më 1 korrik, e ka njoftuar përmes Facebook, kryetari i Komunës së Prespës greke, Panajotis Pashalidis.

“Lajm i rëndësishëm: Informacion i besueshëm se nga 1 korriku, kalimet kufitare Kristalopigi dhe Niki do të fillojnë të punojnë përsëri dhe rregullisht”, shkroi Pashalidis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të dy anët e kufirit, si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Greqi, popullata lokale, si dhe biznesmenët në të kaluarën, kërkuan hapjen e vendkalimit kufitar Niki (Mexhitlija).

Nga pikat kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, nga pala Greke, vetëm kalimi Evzoni (Bogorodica) është i hapur.

Vendimi i fundit ministror mbi kalimet kufitare dhe parakushtet për hyrjen në Greqi, i shpallur të premten, është në fuqi deri më 26 qershor 2021./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
A e dini se stafi i aeroportit ju sheh të zhveshur?21 September 2021
Ohër/ I vuri flakën motoskafit të vëllaut, arrestohet 52-vjeçari 9 September 2025
Mickoski nga Mynihu: Integrim evropian po, por me dinjitet dhe pa bllokada politike14 February 2026