Nga Vendi
21 June 2021
Filipçe jep lajmin e fundit për ardhjen e vaksinave dhe hapjen e pikave të vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se deri në fund të këtij muaji pritet të mbërrijnë rreth 600 mijë vaksina dhe me këtë do të përshpejtohet edhe procesi i vaksinimit i cili gjatë kësaj periudhe është i ngadalësuar.

Filipçe tha se më 28 qershor pritet të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer” nëpërmjet mekanizmit Kovaks, ndërsa më 30 qershor pritet të arrijë edhe dërgesa prej 500 mijë vaksinave kineze.

Me këtë, siç tha ministri pritet që në periudhën që vijon të hapen edhe pikat e vaksinimit që secili qytetar të mund të pranojë vaksinën kundër coronavirusit.

“Në fund të javës së ardhshme priten këto sasi të mëdha të arrijnë, që javën që vjen të përshpejtohet dukshëm procesi i vaksinimit.

Në periudhën jo më gjatë se dy javësh, të gjithë qytetarët e paraqitur të cilët presin termin, kurse ata janë rreth 180.000, do të fitojnë termin dhe do të vaksinohen, që më pas t’i hapim pikat për të gjithë ata që kanë treguar vullnet të vaksinohen”, tha Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Dimitrov: Nëse gjuha amtare është arsyeja pse nuk mund të përafrohemi drejt BE-së, atëherë le të jetë ashtu21 July 2021
Vajza nga Kabuli: Një taleban na tha, do t’iu martoj 4 gra përnjëherë17 August 2021
Fiset shqiptare dhe veçoritë e tyre 18 August 2021