Nga Vendi
1 March 2026
PRESIDENTJA THËRRET KËSHILLIN E SIGURISË, SOT NË VILA VODNO DISKUTOHET PËR SITUATËN E SIGURISË NË VEND

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka thirrur për sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, pas konsultimeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme me përfaqësues institucionalë dhe këshilltarë të saj.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Presidentes, seanca do të mbahet në orën 18:00 në ambientet e Vila Vodno, ku pritet të shqyrtohet situata aktuale e sigurisë në vend, në dritën e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Në fokus të diskutimeve do të jenë vlerësimi i rreziqeve të mundshme, masat parandaluese dhe koordinimi ndërinstitucional për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm. Nga Presidenca theksojnë se qëllimi i takimit është sigurimi i një reagimi të unifikuar institucional dhe forcimi i mekanizmave mbrojtës në rast të ndikimeve të jashtme.

Autoritetet pritet të analizojnë edhe dimensionin rajonal të situatës, si dhe gatishmërinë e strukturave përkatëse për t’iu përgjigjur çdo skenari që mund të cenojë sigurinë kombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Investitorët gjerman në vend: Dy të tretat do të investojnë sërish27 August 2021
Filipçe: Pfizer iu përgjigj letrës të Ministrisë së Shëndetësisë, fillojmë negociatat për blerjen e vaksinave 8 December 2020
E fejuara e të burgosurit që s’e ka takuar kurrë thotë se do ta presë deri më 2032 8 July 2021