Nga Vendi
9 July 2020
Ahmeti: Zaevi e ka tepruar me deklarata se do ta çon BDI-në në opozitë

BDI mbrëmë ka mbajtur tubim në qytetin e Gostivarit. Lideri i partisë, Ali Ahmeti tha se është i bindur se populli shqiptar është falenderues për të gjithë të arriturat, pasi ato kanë ardhur duke i paguar me gjak. Ai tha se asgjë nuk kemi pasur si dhuratë, dhe ka qenë ai vetë që gjithçka ka bartur në supet e tija.

“Duket sikur ua shkëputë zemrën nga gjoksi për çdo avancim e të drejta për shqiptarët si kombëtare, ashtu edhe për investitorët shqiptar për të cilët vazhdimisht kemi kërkuar që ata të favorizohen, të përkrahen. Ne nuk kërkojmë më shumë, nuk kërkojmë as t’ua lëmojmë zemrat e as t’ua shkatërrojmë zemrat”, deklaroi Ahmeti nga Gostivari.

Nëse populli shqiptar nuk e voton BDI-në, cili ka për ta votuar, pyeti Ahmeti, duke shtuar se më mirë se ata askush nuk dinë dhe mundet ti çojë punët përpara.

Ai tha se Zoran Zaevi e ka tepruar me deklarata se do ta çon BDI-në në opozitë. Bëjnë mirë të mos ngucen, tha Ahmeti e të krijojnë sherre, pasi sipas tij, me ata nuk mund t’ia dalin.

“Këto do të mbeten në ndëgjengjen dhe përgjegjësinë time a do i shkruaj ndonjë herë apo nuk do i shkruaj për këta 20 vite me rradhë. Por, e teproi Zoran Zaevi me deklarata, me punë jo të ndershme që i bën. Nuk është ai që e çon BDI-në në opozitë. BDI-në ka vetëm një forcë që mund ta çojë në opozitë, ato janë votuesit e BDI-së, janë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, është elektorati, por jo Zoran Zaevi.

 

 

Kjo i ngjanë sikur unë të tregojë këtu para jush përralla se BDI do të vazhdojë të jetë në qeveri, por Zoran Zaevi nuk do të jetë kryeministër. U bën mirë për shëndetin e tyre të mos ngucen e të krijojnë sherr me ne pasi nuk mund t’ia dalin, pasi mund t’iu ndodh si 20 vite më parë kur jemi ulur dhe kemi negociuar për shumë çështje madhore, për ndarje teritorriale dhe e humbën lojën tetë me dy duke menduar se ne vijë nga mali e nuk dimë as politikë e as diplomaci, por puna ju doli dardhë me bisht”, tha më tej lideri i BDI-së. Ali Ahmeti.

Para të pranishmive folën edhe kandidati për kryeministër i BDI-së, Naser Ziberi, bartësi i listës së NJZ5 Talat Xhaferi, kandidatët për deputetë nga Gostivari dhe nënkryetari i partisë Nevzat Bejta. Paraprakisht karvani i BDI-së ka qendruar në çegran, Forinë dhe Debersh, kurse pas Gostivarit ka ndaluar në Komunën e Bogovinës. FLAKA



Të ndryshme
Më shumë
Abazoviç i përgjigjet Beogradit për “Srebrenicën”21 June 2021
Ahmeti për Zaevin: Ai bën deklarata pasi i pi 2-3 raki e pastaj kërkon falje 6 July 2020
Gjashtë vi ktima dhe 37 raste të reja me Covid në Maqedoni 7 September 2020