Nga Bota
21 June 2021
Në Gjermani jo me vaksinë kineze, Teste dhe dëshmi vaksinimi në gjuhë të huaj për Pfizer dhe AstraZeneca

Pasagjerët që fluturuan pasditen e së dielës drejt Hamburgut ishin në dijeni se Gjermania ka hequr karantinën për fluturimet nga Tirana, por jo të gjitha detajet e udhëtimit.

Tamponi para nisjes jo më herët se 72 orë vazhdon të jetë i detyrueshëm.

Ndërsa për ata shtetas shqiptare qe e kanë kaluar kovidin, jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas infektimit duhet test antigen, i bërë jo më herët se 48 orë nga udhëtimi.

Për udhëtarët e vaksinuar me të dy dozat e vaksinave të njohura nga EMA mes të cilave janë dhe ato që përdoren në Shqipëri AstraZeneca e Pfizer nuk duhen teste por pasaportë vaksinimi në gjuhë të huaj.

Dokumenti që provon vaksinimin apo shërimin duhet të jetë i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin e shtypur apo digjital.

Për të udhëtuar drejt Gjermanisë nuk vlen pasaporta e vaksinimit në dy gjuhë qe e-albania lëshon për Coronavac kineze dhe as Sputniku rus.

Për të udhëtuar drejt Gjermanisë nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.



Të ndryshme
Më shumë
Në aeroport u gjet një djalë në valixhe dhe një burrë me 94 iPhone të lidhur për trupi23 September 2021
Në vendin tonë do të mbërrijnë 20.000 vaksina nga Greqia15 June 2021
Zjarr në Shkup, digjen zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Ministrisë së Ekologjisë 9 September 2020