Nga Rajoni
29 September 2026
Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

 Top Channel raporton se kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit.

Hyseni kërkon në këtë mënyrë ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

 



Të ndryshme
Më shumë
Adriana Lashes me mesazh për Apple: “Hidh Kosovën në hartë”27 July 2020
LAJMI FUNDIT/ Votohet qeveria e re e Maqedonisë30 August 2020
Tërmet i fuqishëm godet Meksikën, lëshohet alarm për cunami18 July 2026