Nga Bota
22 June 2021
Kina nuk mbushet mend, fillon festivali i mishit të qenit, pritet të theren 5 mijë kafshë për 10 ditë

Në Kinë ka nisur festivali i mishit të qenit, me 5 mijë kafshë që parashikohet të kalojnë në thertore përgjatë 10 ditëve.

Ankesat e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve, pak efekt kanë mbi festivalin e zhvilluar në Yulin. Këlyshë të shumte janë parë të theren që përpara nisjes së kremtimeve. Tetë stenda janë vendosur në tregun Dongkou dhe 18 të tjera në atë të Nankiaos, e gjithë kjo në kohën kur raste të reja të Covid-19 janë lidhur së fundi me tregun e kafshëve të gjalla në Pekin.

“Të lejosh në këto momente tregtinë dhe konsumin e mishit të qenit në vende të mbushura me njerëz apo restorante për hir të një festivali, ky përbën një rrezik të madh për shëndetin publik”, deklaroi doktor Peter Li i Humane Society International.

Dy qytete kineze, Shenzheni dhe Zhuhai, e kanë ndaluar konsumin e mishit të qenit në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Më herët gjatë javës, një grup aktivistësh arritën ta ndalonin një kamion me qenë të nisur drejt Yulin dhe i liruan kafshët e ndodhura brenda tij, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar edhe të tjerët.

Kamionë të tillë zakonisht nuk kanë dokumentacion karantine, e as leje transporti dhe certifikata shëndeti, të cilat cilësohen si të domosdoshme për transportin e kafshëve në Kinë.



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell, temperatura deri në 41 gradë30 June 2021
Qytetarët pa maska nuk do lejohen të votojnë14 July 2020
Policia del me detaje për pl agosjen e djeshme në Tetovë 2 July 2020