Nga Bota
22 June 2021
U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana

Ashtu siç u martua, festoi edhe divorcin. Çilem Ulkerler, 42 vjeçe nga Adanaja në Turqi pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin bëri festë në lagje me tupana.

E quan fitore ndarjen pas një procesi dy vjeçar ndaj vendosi që të thirrte daullexhin, mblodhi shoqërinë dhe gëzuan së bashku këtë moment.

Kjo habiti banorë të tjerë të qytetit por edhe vetë daullexhiun i cili thotë se është hera e parë që e thërrasin një festë divorci.

42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Dhuna dhe problemet ekonomike thonë se e çuan drejt divorcit.



Të ndryshme
Më shumë
Shkup–Bllacë, mbi 200 milionë euro investim, Mexhiti: Rruga nuk është më premtim, por projekt që po merr formë 5 July 2026
Kjo është çika e Mixhes Ramë16 October 2021
“Asnjëherë nuk harrohet”: Vajza në foton e vitit 1999 është këngëtarja e njohur17 September 2026