Nga Rajoni
22 June 2021
Rrëfimi i 37-vjeçares që u maltretua nga burri: Qe 20 vjet m’ka rreh me stupc e shishe, ma ka ngul thikën disa herë

Javën e kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës.

Një 47 vjeçar tentoi të hyjë me kamionetë brenda shtëpisë dhe ta lëndojë gruan e tij bashkë me 6 fëmijët.

Sipas familjarëve, i dyshuari kishte për qëllim dëmtimin e tyre ngase i kishte paralajmëruar disa here, derisa edhe atë ditë, siç i thanë Klan Kosovës, i kishte kërcënuar se do t’i djegë brenda shtëpisë.

Megjithatë, 37 vjeçarja Lindita Latifi, tha se kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti me të cilin janë në procedura shkurorëzimi, e rrahu dhe e malltretoi.

Sipas saj edhe pse për të bëmat e burrit i kishte raportuar në polici, nuk është se u mor në mbrojtje.

”Na gjujke na thojke kurva”.

”Kurgjo s’ta kam ba çka kam me ta ba ma zi. Krejt kam me ju myt, kam me ju faru krejt”.

”Kam me ju gju kom me ju kallë krejt. Me stupc më rrehke. Ja kam këqyr loptë, gjanë e kuajt”.

”Tuj ma ngul thikën s’disa herë”

”Qe 20 vjet tuj me rreh. Krejt krytë e kam të çkym prej tij [me shishe tuj me rreh]”, thotë ajo për bashkëshortin e saj E.H, me të cilin janë në procedura divorci.



Të ndryshme
Më shumë
Gjilani feston 18-vjetorin e Pavarësisë me Koncert Solemn: Emocion, art dhe nderim për UÇK-në16 February 2026
Ahmeti nga Haraçina: Shqiptarët janë shtetformues, Mickoski po rrezikon stabilitetin e vendit17 May 2025
Berisha: Shqipëria në “vendnumëro” drejt BE-së, bllokohet raporti kyç për negociatat31 March 2026