Nga Vendi
22 June 2021
Shkup: 180 gjoba për një ditë për shkeljet e rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (21 qershor 2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në komunikacionin rrugor.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, u vendosën gjithsej 180 gjoba, përfshirë 31 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë shkelje të kryera nga motoçiklistë, 10 sanksione për shoferët fillestarë, 20 sanksione për ngasje pa leje për vozitje.

“Gjithashtu, nëntë sanksione u vendosën për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, nëntë sanksione për drejtimin e automjeteve teknikisht me defekt dhe të paregjistruar, katër sanksione për mos përdorimin e rripit të sigurimit, nëntë për parakalim të paligjshëm dhe devijim, dy për kalim në dritën e kuqe të semaforit, dhe 53 gjoba për parkim të paligjshëm”.

“Kontrollet e trafikut të veprimit të intensifikuar vazhdojnë. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot me diell dhe i ngrohtë, temperature deri në 33 gradë17 June 2021
Rexhepi u premton tetovarëve zgjidhjen e problemeve me ujësjellësin, punësimin e të rinjve dhe projekte infrastrukturorë26 October 2025
Maqedonia zhgënjen në Kopenhagë, humb 4-0 ndaj Danimarkës dhe eliminohet27 March 2026