Nga Rajoni
23 June 2021
Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Një familje turistësh me fëmijë të vogël denoncuan se u përballën të shtunën e 19 qershorit me terrorin dhe dhunën verbale të pronarëve të një hoteli në Livadh të Himarës ku kishin prenotuar për të kaluar fundjavën.

Të kontaktuar nga Ora News çifti i bashkëshortëve tregoi se kishin rezervuar përmes Instagramit për dy netë në një vilë në hyrje të fshatit, por në përfundim të qëndrimit pronarët kanë kërkuar të paguajnë edhe për një natë më shumë.

“Arsyeja e largimit nga vila ishte sepse 2 nete kishim rezervuar, gjithashtu nuk përmbushte kushtet për të cilat ishin ofruar dhe reklamuar”  sqaron denoncuesja me iniciale A.M.

Sapo kanë lënë hotelin ata kanë hasur në rezistencën e pronarëve, të cilët tentuan t`i pengojnë të largohen.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: VLEN po frikësohet nga mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski po tregon gatishmëri11 October 2025
Naser Ziberi: TI VLEN, VOTO 912 July 2020
Kim Kardashian merr gjithë vëmendjen në veshjen e ngushtë ngjyrë rozë18 October 2021