Nga Vendi
23 June 2021
LSM-ja kërkon masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në Maqedoni për shkak të valës së nxehtë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që Qeveria të miratojë masa për mbrojtjen e jetë dhe shëndetit të punëtorëve.

Ata thonë se sipas parlaajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot dhe gjatë ditëve të ardhshme do të jetë shumë nxehtë me temperatura mbni mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 40 gradë celsius.

Në njoftimin e LSM-së kërkohet punëdhënësit t’i respektojnë masat për siguri dhe shëndet gjatë punës, ta ulin dhe përjashtojnë punën në ambient të hapur për punëtorët në pjesët më të nxehta të ditës, si dhe t’i sigurojnë të gjitha mjetet dhe masat për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në këto kushte.

Ata theksojnë se është me rëndësi të veçantë të përcaktohen masat përkatëse për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të rriturve, të sëmurëve kronikë dhe punëtoret shtatzëna, ndërsa nëse kjo e drejtë nuk respektohet u bëjnë thirrje punëtorëve të raportojnë te përfaqësuesi i tyre i sindikatës, përfaqësuesi i punëtorëve për SSHP dhe Inspektorati Shtetëror i Punës./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bujqit në Maqedoni kërkojnë miratimin e planit për ndryshimet klimatike 5 July 2021
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin shqetësimet për çmime më të larta në Maqedoninë e Veriut, ministri thotë se tregu mbetet stabil 4 March 2026
Në zgjedhje që në 1991, Sali Berisha: Kjo ishte fushata më e bukur 6 May 2025