Nga Vendi
13 November 2025
LAMM: Nga 15 nëntori fillon obligimi për bartjen e pajisjeve dimërore në automjete

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje kujtojnë shoferët se nga data 15.11.2025 fillon obligimi për bartjen e pajisjeve dimërore në automjete.

"Komunikacioni në vend po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.



Të ndryshme
Më shumë
Flet Filipçe: A do të kemi valë të re të COVID-19? 13 October 2021
Zaev: Posti i presidentit varet nga votuesit12 October 2021
Zjarri në pallatet shumëkatëshe në Hong Kong, shkon në 44 numri i viktimave, qindra të zhdukur27 November 2025