Nga Vendi
22 July 2020
Kreshnik Bekteshi infektohet me COVID-19

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektoshi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

“Të nderuar miq, familjarë, dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokolleve, sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite”, shkruan Bekteshi.

Ai thotë se nuk ka asnjë simptomë dhe se familjarët e tij në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

“Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokollet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja. Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, shkruan Bekteshi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Federata kërkon të ul mërin e tifozëve me Anis Mehmetin...29 March 2026
Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni18 October 2021
Adnani pi 70 çaja në ditë. Kërkon ndërrimin e emrit në komunë30 June 2021