Kuriozitete
23 June 2021
Vuan nga një sëmundje e rrallë, i peshojnë veshkat 40 kg

Një burrë në jug të Anglisë pritet t’i nënshtrohet një operacioni serioz muajin e ardhshëm, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë në veshka. Ai duhet t’i heqë veshkat me përmasa të mëdha.

Warren Higgs vuan nga sëmundja e veshkave policistike, me veshkat e tij të fryra, vlerësohet se secila peshon rreth 40 kile.

Sipas CNN, burri është përballur me probleme serioze shëndetësore kohët e fundit, pasi ka pësuar një goditje në tru.

Sipas asaj që ai shkruan në faqen GoFundMe, ai pësoi një goditje të rëndë 15 vjet më parë për shkak të sëmundjes.

“Është një sëmundje e tmerrshme”, tha ai duke shtuar se veshkat e tij janë aq të mëdha, sa që nuk merr frymë lirshëm.

“Veshkat po më shtypin mushkëritë”, shprehet ai.

Në rastin e Higgs, veshkat po punojnë normalisht por janë ënjtur në mënyrë dramatike.

Mjekët nuk janë të sigurt për madhësinë e tyre të saktë, megjithatë vlerësojnë se secila veshkë tani peshon 30 deri në 40 kg.

Në fakt, Higgs i tha CNNi se një kirurg i tha se veshkat e tij ishin më të mëdha se të njeriut që mban rekordin botëror Guinness.

Rekordi Botëror Guinness aktualisht mbahet nga një burrë nga Dubai, veshkat e të cilit peshonin 4.25 kg secila.

Para se të sëmurej, 54-vjeçari merrte pjesë në gara të çiklizmit dhe triathlon por tani nuk e bën më.

Në 12 korrik, megjithatë, është planifikuar një operacion i vështirë dhe i ndërlikuar për të hequr të dy veshkat e tij.

“Është një operacion i vështirë,” i tha ai CNN , duke shtuar se ndërhyrja është e rrezikshme.

Higgs do të duhet të fillojë dializën pas operacionit dhe mund të ketë nevojë për tre ose katër operacione pas operacionit të parë.

Ai shpreson se çdo gjë do të shkojë mirë dhe se ai do të jetë në gjendje për të dhuruar një veshkë për shkencën, ndërsa veshkën tjetër do ta mbajë si kujtim për vete.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Të shpëtojmë PD-në nga pazaret Rama Basha21 September 2021
Ndëron jetë në aeroportin e Shkupit udhëtari nga Suedia!19 September 2020
Filipçe: Me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës Pfizer 4 September 2021