Nga Rajoni
3 March 2026
Dorëzohet Basha, PD rimerr simbolet dhe faqen zyrtare në Facebook

Pas një beteje disa vjeçare për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë, përplasja mes Lulzim Basha dhe Sali Berisha ka marrë një kthesë përfundimtare. Ish-kryetari i PD-së ka hequr dorë nga mbajtja e simboleve dhe logove të kësaj force politike, duke i hapur rrugë rikthimit të plotë të identitetit zyrtar të partisë.

Së fundmi, Partia Demokratike njoftoi se ka marrë kontrollin edhe të faqes në Facebook me rreth 320 mijë ndjekës, e cila mbante emrin “Demokratët Euroatlantikë” dhe më herët ishte identifikuar si faqja zyrtare e PD-së.

Në njoftimin e publikuar thuhet se “Partia Demokratike e Shqipërisë lajmëron riaktivizimin e faqes tonë origjinale në Facebook. Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Vendimi Nr. 723, datë 11 qershor 2024, i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm në faqen e Facebook, Demokratët Euroatlantikë, do të ndryshohet në Partia Demokratike e Shqipërisë për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit”.

Konflikti për drejtimin dhe simbolet nisi pas rikthimit të Berishës në krye të partisë në vitin 2022, duke u shoqëruar me procese të gjata gjyqësore. Pas disa vendimeve në të gjitha shkallët e gjyqësorit, Basha u largua dhe krijoi subjektin e tij politik.

Tashmë, me dorëzimin edhe të faqes zyrtare në rrjetet sociale, mbyllet një kapitull i gjatë përplasjesh brenda së djathtës shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev dhe Mickoski zbulojnë se si mundë te krijojn Qeveri të pakicës, edhe pa partitë shqiptare30 June 2020
Uji në Siniçan, ekspertët dalin në terren 1 September 2020
BDI denoncon avancimet etnike në DAP: “Ndarje e rrezikshme dhe diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve”21 May 2025