ShowBiz
23 October 2026
Bëhet virale një video e rrallë e Adelina Ismailit dhe Robert Berishës në Tetovë në vitin 1998

Diva Adelina Ismaili dhe Robert Berisha kanë një njohje të kahershme mes vete.

Kjo pasi të dy i përkasin një elite të muzikantëve të kahmotshëm, ku njëra shquhej si këngëtarja më moderne dhe e popullarizuar e momentit në rininë e saj, e tjetri si muzikant përcjellës i këngëtarit Sinan Vllasaliu.

Ndërkohë, një video e cila ka qarkulluar së fundmi në Instagram dhe TikTok ka shfaqur sekuenca nga një video e realizuar në vitin 1998 në qytetin e Tetovës. 

Në këtë video, mund të shohim ekzistencën e shoqërisë së hershme mes Robert Berishës dhe Adelina Ismailit, në një tavolinë të shoqëruar me shumë figura të famshme të artit të asaj kohe, duke përfshirë humoristin Sevdai Radogoshi.

Në video, prezentë mund të shihet edhe nëna e ndjerë e Adelinës, Mona Ismaili, e cila gjerësisht njihet si menaxherja e parë femër e një këngëtareje në trojet shqiptare.

Sigurisht që pamje të tilla i kanë kthyer në kujtesën e kohëve të bukura edhe vet Adelinën me Robertin.



Të ndryshme
Më shumë
Ndryshojnë rregullat në pikëpagesa, korsitë M Tag vetëm për përdoruesit e pajisjes elektronike20 June 2026
Damati: Në Apel vendimi mund të ndryshohet, katër ish-krerët e UÇK-së mund të lirohen edhe nga përgjegjësia penale17 September 2026
Makina shpërthen në flakë në autostradën Tetovë – Shkup, tek ura e Zhelinës (FOTO)11 July 2020