Nga Bota
24 June 2021
Klienti anonim lë bakshish 13 mijë euro në një restaurant

Një klient i një restauranti në New Hampshire, la një super bakshish prej 16 mijë dollarë kthyer në euro, janë rreth 13 mijë, pasi porositi pak gjëra për të ngrënë të cilat nuk preknin vlerën as të 20 eurove.

Si fillim, stafi nuk e vërejti këtë gjë, por kur e panë u shtangën dhe menduan se ishte një gabim.

“Ishte afër regjistrit dhe ai tha tre herë; mos e harxhoni në një vend”, tha pronarja, duke shtuar tutje se pasi e kishte parë shumën e kishte pyetur,

“Oh Zoti im, a e ke seriozisht?”, e më pas përgjigja e tij ishte, “Dua ta mbani, ju punoni fort”.

Pronarja gjithashtu foli me klientin pasi mendoi se ai kishte gabuar, por ai e mohoi këtë gjë dhe kërkoi që të mbetej anonim./21Media



Të ndryshme
Më shumë
Studentët mund të aplikojnë për ndihmë prej 2.400 denarëve për subvencionim të vakteve 1 August 2021
Prishtinë, arrestohet kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati25 September 2020
Beyonce shafqet provokuese e veshur si një kaubojse10 August 2021