Nga Rajoni
30 June 2026
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA në sprovë, Haradinaj: Kosovës i takon t’ia kthejë borxhin moral aleatit kryesor

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kalojnë një nga periudhat më sfiduese të viteve të fundit. Ajo tha se raporti mes dy vendeve është ndërtuar për më shumë se dy dekada mbi partneritetin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se "më shumë se kurrë, Kosovës i duhet t’ia kthejë atë borxh moral e politik që SHBA-ja ka investuar gjatë këtij çerek shekulli". Haradinaj shtoi se debati publik me të drejtë kërkon nga qeveria dhe institucionet që "të sillen si partnere të SHBA-së" dhe të mos lejojnë, siç u shpreh ajo, "të sfidohet trajektorja normale e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale". Sipas saj, ruajtja e partneritetit strategjik me SHBA-në mbetet thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Princi Harry nuk është djali i Charles?25 June 2021
Kasami viziton banjën e Tetovës, premton investime me qëllim për tërhequr më shumë turistë28 June 2020
Mjekja qëllohet për vdekje nga i fejuari disa javë pas një propozimi romantik15 September 2021