Nga Bota
24 June 2021
Gruaja i jep fund jetës pas 13 muajsh betejë me Covid-19

Heidi Ferrer i dha fund jetës, pasi nuk mundi të përballojë më simptomat afatgjata të Covid-19.

Sipas bashkëshortit, simptomat filluan verën e kaluar me dhimbje të forta në këmbë. Pasuan problemet në stomak, dhimbje të forta në trup dhe rrahje të forta zemre, kur çohej nga krevati.

Pas shumë muajsh ekzaminimesh, rasti i Ferrer u cilësua nga rastet afatgjata të infektimit me Covid-19 dhe u vendos të trajtohej në një klinikë të specializuar.

Procedurat për tu transferuar në klinikë ishin të gjata dhe gruaja nuk shkoi kurrë në atë klinikë, pasi u vetëvra.

“Kaq e vështirë është për institucionet të merren me njerëzit, që vuajnë nga Covid-19 afatgjatë”, pyet bashkëshorti i viktimës.

“Kishte dhënë shenja se nëse situata shëndetësore do vazhdonte të përkeqësohej, ajo nuk do ta përballonte dot më. Gjithçka që mund të bëja për të ishte t’i thosha mbahu, bëhu e fortë. Ajo kishte frikë se do të humbiste  gradualisht aftësinë për të ecur, se do të përfundonte në një karrocë me rrota, se nuk mund të merrte frymë vetë,” tha bashkëshorti  për CNN.



Të ndryshme
Më shumë
Beteja e partive shqiptare e fokusuar në zonën zgjedhore numër 6 3 July 2020
Do të ketë përgjegjësi kundërvajtëse për të gjithë persona që do të refuzojnë të regjistrohen në Maqedoni24 August 2021
Menduh Thaçi: Është kry puna me Alternativën, ata do të jenë pjesë e Qeverisë!25 October 2021