ShowBiz
28 June 2021
Albatrit Muçiqi hoqi 18 kilogramë për gjashtë muaj

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Artisti, i cili numëron një sërë hitesh, ka arritur të transformohet për disa muaj dhe ka hequr plot 18 kilogramë.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e ‘5 data’, ku ka zbuluar se si ka arritur të rikthehet në këtë formë të mahnitshme.

“Bëhen gjashtë muaj apo shtatë që jam në palestër, përkujdesja në ushqim normalisht ndoshta edhe puna e pandemisë kemi pasur më shumë kohë për t’u marrë më shumë me punë fizike, me vetveten më shumë pasi ne gjatë tërë kohës ishim në udhëtime”.

“Kështu që i kam lënë pak ushqimet, me ushtrime kështu shtatë muaj, pothuajse deri në 17 apo 19 kilogramë i kam humbur deri më tani”, ka thënë ai.

Kjo vërehet dukshëm edhe në disa prej imazheve e postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.

Krahas ndalimit të punës dhe aktiviteteve të tij, për Muqiqin pandemia e coronavirusit duket të ketë pasur edhe një anë mjaft pozitive.



Të ndryshme
Më shumë
Nagavci akuzon opozitën për bllokadë dhe lidhje me Listën Serbe pas dështimit për Presidentin29 April 2026
Xhaferi ka caktuar për sot vazhdimin e seancës konstitutive21 August 2020
Tre muaj pa paga – Infermierët e Tetovës dalin sërish në protestë 2 June 2025