Nga Rajoni
7 November 2026
Erion Veliajt i përkeqësohet gjendja shëndetësore, pritet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, pas përkeqësimit të gjendjes së saj.

Sipas raportimit të televizionit Top Channel, pas një ekzaminimi të kryer të shtunën në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar Veliajt kryerjen e një operacioni tjetër, transmeton Telegrafi.

Dyshimet për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këmbës së tij lidhen me vonesat në kryerjen e ekzaminimeve dhe moslejimin e tij për t’u kontrolluar në kohën e duhur, si dhe në spitalin që kishte kërkuar./TCH/



Të ndryshme
Më shumë
Taravari: Nuk ka heshtje para krimit elektoral18 July 2020
Mësohet paga e majme që Xherdan Shaqiri do e fitojë te Lyoni24 August 2021
CIVIL-Maqedoni: Dominojnë problemet me pajisjet për identifikim biometrik17 October 2021