Nga Vendi
17 October 2021
CIVIL-Maqedoni: Dominojnë problemet me pajisjet për identifikim biometrik

Në raportet e vëzhguesve të CIVIL, nga terreni, prej ora 09:00 deri në 11:00, dominojnë problemet me aparatet a.q. “fingerprint”, ose pajisjet për identifikim biometrik, kumtoi Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare CIVIL në konferencën e dytë për shtyp gjatë procesit zgjedhor.

Ai, mes tjerash, potencoi se një pjesë e këshillave zgjedhorë nuk janë mjaft të njoftuar me Kodeksin për vëzhgues dhe ndryshimet e tij dhe kërkojnë nga vëzhguesit e “Civil” dokumente plotësuese, të cilat ata janë të obliguar t’i sjellin ose t’i refuzojnë sepse nuk ka emra në bexhat e KSHZ-së.

“Në vendvotimin 2626, kryetarja e Këshillit zgjedhor, ashpër reagoi në hyrjen e dy vëzhguesve të Civilit, me siguri kanë hyrë njëri pas tjetrit pasiqë nuk munden të dy të hyjnë në të njëjtën kohë, kuptohet. Por, ajo megjithatë, i ka lejuar vëzhguesit të vazhdojë me punën e tij. Ndryshe, vëzhguesi i njejtë paraprakisht nuk arriti të hyjë në vendvotimin 2627 në Bashkësinë lokale, Karposh 2. Shpresojmë se problemet e tilla të vogla do të ndërpriten në pjesën e dytë të ditës zgjedhore”, deklaroi Deralla.

Ai u kthye në problemet me pajisjet për identifikim biometrik, të cilat, siç tha, do ta shënojnë ditën.

Ai potencoi se problemet me aparatet e a.q.”fingerprint” vërehen në disa vende në shtet.

Raportet nga terreni i vëzhguesve të Civilit flasin se vendvotimi 2692 është vonuar me hapjen 43 minuta.

Deralla informon se prishje të qetësisë së votimit ka pasur në Aerodrom VV 2692.

 



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdon debati në “Big Brother”: Kam parë mijëra balerina në tanga, mbeta me pa b*** e Semit20 October 2021
“Ti studente e mjekësisë që i gjykon njerëzit?”, Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet ashpër ndjekëses27 August 2021
Rezultatet prej rreth 60% të votave të numëruara15 July 2020