Nga Vendi
28 October 2021
Ditët e fundit të fushatës, Arifi e Kasami vazhdojnë përpjekjet për të fituar besimin e qytetarëve

Kandidatët për kryetar të Tetovës, Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga lëvizja Besa, po vazhdojnë fushatën për të fituar besimin e tetovarëve.

Arifi në parkun e Xhamisë së Larme tha se Tetova duhet të vazhdojë rrugën evropiane duke siguruar më shumë transparencë edhe efikasitete në punën e saj.

“Interesi i këtyre zgjedhjeve është nëse Tetova do të vazhdojë të ecë përpara drejt një qyteti modern të gjelbër dhe evropian apo nëse do kthehet prapa. Vizioni ynë për Tetovën është evropian, kjo nënkupton standard evropiane sa i përket kulturës. Transparencë në administratë mbrojtjes së mjedisit dhe mbi të gjithë standardet e jetesës, ne punojmë që Tetova të jetë një qytet evropian me cilësi për të gjithë qytetarët”, tha Arifi.

Nga ana tjetër, kandidati i Besës, Kasami, në një konferencë për media para komunës së Tetovës foli për përmirësimin e funksionimit të administratës komunale.

“Administrata komunale është reflektim i qëllimeve dhe politikave zhvillimore. Menaxhimi i suksesshëm i komunës së Tetovës është i ndërlidhur me cilësinë e administratës komunale. Një administratë jofunksionale është pengesë për investimet produktive. Lëvizja BESA do të bëjë reforma të thella në administratë dhe ndërmarrjet komunale të keqmenaxhuara, duke bartur vlerat e BE nëpërmjet një administrate të mirë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të promovojë mbrojtjen e interesit publik”, tha Kasami.

Raundi i dytë do të mbahet të dielën më 31 tetor. Kasami tashmë ka marrëveshje për mbështetje nga Aleancën për Shqiptarët, ndërkaq integrisës do të jenë mbështetjen e Partisë Demiokratike Shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Doni të takoni Malumën në Tiranë? Kjo është shifra e kripur që duhet të paguani 14 March 2022
Menduan se ishte kufoma e një gruaje të mbytur, ekipet e shpëtimit habiten nga ajo çka gjejnë24 June 2021
“Unë jam tajvanez”, deklarata e kreut të Senatit në Çeki që ngjalli reagime 2 September 2020