Nga Vendi
18 July 2020
Taravari: Nuk ka heshtje para krimit elektoral

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se “asnjë parti normale, shqiptare ose jo, nuk mund të jetë pjesë e një bashkimi të paligjshëm”.

“Kërkesa për bashkim ka për qëllim mbylljen e gojës ndaj grabitjes së votave që ka ndodhur, ka për qëllim hutimin e popullit që i është ndryshuar vullneti”, shkruan Taravari, 

 

Sipas tij, kërkesa për bashkim ka për qëllim justifikimin e veprimeve anti-ligjore që ndodhën gjatë tre ditëve të votimit.

“Është sikur hajduti që të ka vjedh shtëpinë tash të të ftojë për drekë. Ka ardhur ndryshimi, nuk ka më heshtje para krimit elektoral!  Në vend të bashkimit le të kërkojnë disa avokatë të mirë kësaj here se do të kenë nevojë”, shkruan Taravari./Telegrafi/

 

Asnjë parti normale, shqiptare ose jo, nuk mund të jetë pjesë e një bashkimi të paligjshëm! Kërkesa për bashkim ka për…



Të ndryshme
Më shumë
Elon Musk i ofrohen miliona për të luajtur në një filmin pornografik13 August 2021
Studentët e UEJL-së shkëlqejnë në garën mbarëshqiptare të simulimit të gjykimit23 July 2026
Ulet interesimi për vaksinim në Maqedoninë e Veriut21 October 2021