Nga Vendi
30 June 2021
Turistët e huaj do të bëjnë test PCR falas në Maqedoni

Në seancën e sotme të qeverisë, u miratua Protokolli për sigurimin e një testi PCR falas për turistët e huaj me qëndrim të rregulluar në vend, i cili parashikohet si një masë e paketës së gjashtë për rivitalizimin e ekonomisë nën COVID-19.

Masa parashikon teste falas për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, të cilëve u duhet test PCR për të hyrë në vendin ku kthehen.

Me këtë, Qeveria dëshiron të inkurajojë turizmin në sezonin e ardhshëm të verës me teste PCR falas për turistët e huaj. Zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi më herët theksoi se masa parashikon mbulimin e rreth 50 mijë turistëve.

“Kjo do të bëhet në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, Fondin e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, sepse ne besojmë se vetëm institucionet e besueshme dhe publike mund të kryejnë testimin e PCR-së në këtë mënyrë dhe në një shkallë kaq të gjerë, siç e kemi parashikuar”, tha zv. Bytyqi.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani udhëton drejt Shqipërisë, por nuk do të marrë pjesë në protestën në Tiranë17 October 2025
Fjolla Morina thotë se një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm 4 October 2021
Qendra e Re Klinike Ndan VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në: Përplasje për Lokacionin dhe Akuza të Ndërsjella12 June 2026