Nga Vendi
30 June 2021
Maqedoni, nga nesër kafenetë do të mund të pranojnë mysafirë edhe në pjesën e brendshme, masa nuk vlen për diskotekat dhe klubet

Qeveria në mbledhjen e djeshme solli vendim që nga 1 korriku të lejohet puna e rregullt edhe në hapësirat e brendshme të objekteve hotelerike (restorante), duke përfshirë këtu edhe organizimin e dasmave dhe ahengjeve, por të përmbushet deri në 40% të kapacitetit të objekteve dhe jo më shumë se 250 mysafirë me respektim të protokolleve për punë në këto objekte.

Ky vendim nuk vlen për objektet e mbyllura në diskoteka dhe klube që kanë ndalesë për punë që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria dje në mbledhjen e djeshme miratoi edhe Protokollin për sigurimin e PCR test falas për turistë të huaj të cilët kanë vendbanim të rregulluar në vend e që u parapa si masë nga Paketa e gjashtë për rivitalizimin e ekonomisë në kushte të coronavirusit.

Masa parasheh teste falas për turistët e huaj të cilët vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe të cilëve u nevojitet PCR test për hyrje në vendet nga ku po kthehen./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Disa arsye pse gjumi i pasdites është zgjedhja më e mirë18 March 2022
Beniada e Big Brother: Për 100.000 euro vrapoj nudo nëpër Tiranë26 October 2021
“Shumë fëlliqësira qenka në këtë industri”, reperi i njohur reagon ndaj Encës për klipin e ri30 June 2021