I lidhur me shirit ngjitës në një shtyllë në Sheshin e Shkupit, një person nga Koçani qëndroi aty për më shumë se një orë për të tërhequr vëmendjen e institucioneve dhe qytetarëve.
Përse je këtu?
“Mos më bëni pyetje tani, do të pres që të vijnë të gjithë”, u përgjigj Martin Kirovski – Qytetar i Koçanit.
Pasi erdhën edhe gazetarët tjerë, u lirua nga shtylla dhe bërë thirrje ndaj institucioneve që të ndërgjegjësohen dhe të ndihmojnë të rinjtë që u lënduan në tragjedinë e Koçanit.
“U drejtohem njerëzve të mëdhenj të këtij vendi. Çfarë tjetër duhet të na ndodhë neve në Koçan që ata të kuptojnë se ky qytet ekziston? Ata nuk e harruan kaq shpejt. Ditën tjetër, mbërritën fëmijë që nuk kishin gishta në duar. Ata fëmijë nuk do të kenë duar për gjithë jetën e tyre. Pra, nëse asgjë tjetër, le t’i ndihmojmë ata. Na harruat aq shpejtë neve të Koçanit. Pse ai qytet nuk ka qenë kurrë i rëndësishëm në këto 30 vjet? Le të jetë ky një shembull, le të bëjmë diçka për atë qytet, në vend se të hapen diskoteka legale le të bëjnë në Kocan diçka që të kenë përse të jetojnë ata njerëz atje, qendër kulturore apo qendër sportive apo kinema të qytetit”, deklaroi Martin Kirovski – Qytetar i Koçanit.
Pasi dërgoi porosinë shtoi se vetë ai ka ndihmuar në shpëtimin e personave në ngjarjen e Koçanit dhe se pesë shokë të tij humben jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse”. /Alsat.mk