Nga Bota
30 June 2021
E mbante të fshehtë, Putin tregon pas disa muajsh çfarë vaksine mori kundër koronavirusit

Prej kohësh e mbante të fshehtë, por presidenti Putin më së fundit tregoi se çfarë vaksine mori kundër pandemisë së koronavirusit.

Përpara gazetarëve, kreu i Kremlinit u shpreh se ishte vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V.

68-vjeçari e mori dozën e parë të vaksinës në mars, ndërsa të dytën në prill, por prej asaj kohe nuk e kishte treguar llojin e vaksinës, për të mos ndikuar te qytetarët.

Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin gjatë intervistës se ishte kundër një vaksinimi të detyrueshëm, megjithatë disa zona në Rusi kanë aplikuar detyrimin e vaksinimit për kategori të caktuara të qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Trump autorizon sulme të reja ndaj Iranit, tensionet në Lindjen e Mesme shkojnë drejt përshkallëzimit 1 August 2026
Tërmet i lehtë në rajonin Tetovë–Gostivar, lëkundje të ndjera në orët e para të mëngjesit 3 March 2026
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 14.525 vaksina 1 July 2021