Nga Rajoni
29 June 2020
Edi Rama vizitë dyditore në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë.

Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe nesër takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Fillimisht është paralajmëruar takimi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ora 13:15.

Më pas, Rama do të takojë edhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në ora 15:00.

Në ora 16:00 pritet të takojë kryeministrin Avdullah Hoti.

Ndërsa në ora 18:00 kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa në fund të ditës së sotme, në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.



Të ndryshme
Më shumë
Ia vendosi reciprocitetin, Daçiq: Nuk e di nëse Kurti është i çmendur apo po e bën këtë me përkrahjen e dikujt23 September 2021
Tetovë, bie numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga Covid 19, ja sa janë sot 2 September 2021
Djegia e spitalit modular në Tetovë, Thaçi paralajmëron fakte: Është krim!24 September 2021