Nga Vendi
2 July 2026
Shkolla e Mesme e Policisë rihap dyert, shpallet konkursi për 200 nxënës

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur thirrjen publike për pranimin e 200 nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, duke rikthyer funksionimin e saj pas një ndërprerjeje 25-vjeçare.

Nga MPB bëjnë të ditur se bëhet fjalë për pranimin e nxënësve me kohë të plotë në kuadër të Akademisë së Policisë. Arsimi do të zgjasë dy vite akademike dhe do të përfshijë vitin e tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm.

Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë kandidatët që kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme. Ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkurs do të kenë mundësi të vazhdojnë shkollimin në Shkollën e Mesme të Policisë.

MPB njofton gjithashtu se, në varësi të nevojave të institucionit, do të mundësohet edhe vazhdimi i trajnimit bazë njëvjeçar për punonjës policie, paralelisht me procesin arsimor.



Të ndryshme
Më shumë
Rezultatet prej rreth 80% të votave të numëruara16 July 2020
Pesë zjarre aktive në Maqedoni14 July 2025
SHBA kushtëzon programin bërthamor civil të Arabisë Saudite me normalizimin me Izraelin26 July 2026