Nga Rajoni
1 July 2021
Reagon Vetëvendosje: Albin Kurti nuk merr pagë 2 mijë e 700 euro

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas publikimit të deklarimit të pasurisë të kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Arlind Manxhuka nga zyra për media e LVV-së, ka thënë se është e pavërtetë që Albin Kurti merr pagë 2 mijë e 700 euro.

Ai ka sqaruar se Kurti ka marrë pagë në LVV deri në momentin që është emëruar kryeministër I Kosovës.

“Ne vet deklarimin e pasurisë shihen ne kllapa muajt kur ai ka marre pagën si kryetar, pra deri ne momenti sa nuk ka qene kryeministër. Nga momenti kur është votuar ne krye te qeverise ai merr vetëm pagën si KM dhe jo dyjat, asnjëherë. Shihet qartë edhe në vet deklarimin e pasurisë”, tha ai./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Koronavirusi prek një imam në Kërçovë, mbyllen 8 xhami30 June 2020
Abelard Tahiri pas takimit me Hashim Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe i sigurt se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë21 September 2026
VLEN drejt konsolidimit si parti e djathtë, zbulohen detaje për kongresin dhe strukturën drejtuese29 April 2026