Nga Rajoni
21 September 2026
Abelard Tahiri pas takimit me Hashim Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe i sigurt se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndarë një mesazh pas vizitës së tij në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Tahiri ka thënë se ishte i emocionuar dhe i mërzitur kur e takoi Thaçin pas vendimit, të cilin e ka cilësuar si të padrejtë. Megjithatë, sipas tij, ish-presidenti ishte i qetë, i fortë dhe i bindur se drejtësia do të triumfojë.

“U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë. E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt. Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se Thaçi u ka dërguar përshëndetje qytetarëve që po protestojnë në sheshin e Prishtinës kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

“Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”, ka deklaruar Tahiri.

Ish-ministri i Drejtësisë ka falënderuar protestuesit për qëndresën dhe solidaritetin e tyre./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: Edhe unë nuk do të jem gjithmonë kryetar, do t’i bashkohem veteranëve të BDI-së13 June 2026
Ali Ahmeti kujton 45-vjetorin e demonstratave të vitit 198111 March 2026
Filipçe: Spitalet janë të stërngarkuar nga persona të cilët nuk janë të vaksinuar31 August 2021