Nga Rajoni
1 July 2021
Lirohen zonat e zaptuara të plazhit, hiqen 799 shezlongë…

Vijon lirimi i zonave të zaptuara në bregdet

Vijon në ditën e dytë operacioni Bregdeti ynë për të liruar hapësirat publike të zaptuara në bregdet. Forcat e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake kontrollojnë dhe verifikojnë dokumentacionin e subjekteve që operojnë përgjatë vijës së plazhit.

Në Fier policia ka proceduar 13 administratorë subjektesh të cilët akuzohen për pushtim të tokës. Këto procedime janë bërë në plazhet e Semanit, Darëzezës dhe Divjakës. Ndërkohë në ditën e parë të operacionit u ushtruan kontrolle në 133 subjekte në të gjitha zonat bregdetare të vendit dhe u sekuestruan 1132 shezlongë dhe 618 çadra që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në rërë.

Ky aksion i forcave policore zhvillohet në kuadër të fazës së dytë të operacionit Bregdeti ynë. Në fazën e parë u shembën nga IKMT të gjitha ndërtimet pa leje në plazh nga Velipoja në Ksamil ndërsa faza e dytë parashikon heqjen e të gjitha çadrave dhe shezlongëve të vendosur në mënyrë të paligjshme në rërë./Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Incident i armatosur tek “rruga e plastikave”, plagoset një person24 July 2020
Rikthehet Nazmi Sfishta: Unë jam i dërguari i Allahut 5 July 2021
Shqipëri, 96 raste të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit14 July 2020