Nga Bota
1 July 2021
OBSH paralajmëron valë të re të koronavirusit në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e reja me koronavirusi janë duke u rritur nga dita në ditë në Evropë duke lënë pas përmirësimin 10-javor të situatës me pandeminë.

Kreu i kësaj organizate për Kontinentin e Vjetër, Hans Kluge u shpreh se një valë e re pritet të godasë Evropën nëse nuk tregohemi të kujdesshëm e të disiplinuar. Ai deklaroi se shkak për këtë gjë mund të bëhet variant Delta që po përhapet me shpejtësi si dhe lehtësimi i disa prej masave të udhëtimeve.

Portugalia raportoi një ditë më parë numrin më të lartë të rasteve që nga muaji shkurt, ndërsa në Spanjë vërehet një shtim i të infektuarve mes të rinjve.

Rusia vijon të përballet me numra ende të lartë fatalitetesh. 672 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë që infektimet po shtohen kjo për shkak dhe të fushatës së dobët të vaksinimit.

Në Britaninë e Madhe të mërkurën u raportuan 26 mijë persona të infektuar, shifër kjo që nuk ishte përsëritur prej 29 janarit.



Të ndryshme
Më shumë
Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike26 September 2025
Studimi: Pse ndjeheni në stres dhe të shqetësuar kur nuk keni telefonin me vete? 2 September 2020
Zgjedhjet lokale në Kosovë, sinjal për ndryshime të mëdha në skenën qendrore politike13 October 2025