Nga Vendi
2 July 2021
Xhaferi: Kuvendi ishte vendi ku ndodhën sfidat më të rëndësishme

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi në Forumin e Prespës, theksoi se në Parlament kanë ndodhur sfidat më të rëndësishme. Mes tjerash shtoi se për procese të mëdha duhet mençuri dhe largëpamësi.

“Kuvendi ishte vendi ku ndodhën sfidat më të rëndësishme gjatë procesit të cilën e kishim përpara, si rezultat i marrëveshjes së arritur paraprakisht në Prespë mes liderëve tanë. Më karakteristike është se e gjithë sfida ndodhte para syve të qytetarëve tanë. Kur flasim për Kuvendin dhe sfidat, askush nga ne nuk duhet t’i harrojë dy momentet kyçe që shënojnë punën e Parlamentit.

Dy momente të zymta dhe shpresoj që janë leksion për të mësuar i cili nuk do të përsëritet kurrë por janë data të cilat lanë njolla të palejueshme në rritjen zhvillimin dhe maturin demokratike të Maqedonisë së Veriut. Kur flas për këto dy data, e kam fjalën për 24 dhjetor të vitit 2012 dhe 27 prill 2017 si dy momente që nuk duhet t’i harrojmë kurrë, por vëmendja jonë duhet të jetë përpara dhe për të ardhmen. Për t’u tejkaluar këto sfida, duhet gjakftohtësi, të cilën besoj se të gjithë ne e patëm reflektuar në atë situatë në veçanti më 27 prill.

Duhet mençuri dhe largpamësi e të gjithëve për atë se në çfarë kahje ecim dhe mbi të gjitha duhet vullnet politik për t’i hapur vend dialogut politik, debatit mes vete dhe pse jo edhe pajtimit mes subjekteve politike, për të hapur mundësin që të ecim përpara dhe të bëjmë hapin e parë nga pika 0 në të cilën gjendeshim deri në atë moment”, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi.



Të ndryshme
Më shumë
Policia merr në pyetje Den Donçevin26 June 2020
Vesa Luma mesazh serbëve: Mësoni gjuhën shqipe, nëse nuk mësoni dot historinë 27 July 2020
Garë e ashpër në Tearcë31 October 2021