Nga Vendi
2 July 2021
Mbi 223 mijë qytetarë të Maqedonisë janë rivaksinuar me vaksinën kundër COVID-19

Sot do të arrijnë rreth 10 mijë vaksina “AstraZeneca” si donacion nga Kroacia, ndërsa javën e ardhshme do të mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina “Sputnik”. Në pikat vaksina në Maqedoni aplikohen vaksinat “Pfizer”, “Sinovac” dhe “Sinofarm”, ndërsa deri tani janë vaksinuar 335 mijë qytetyarët, ndërsa 223 mijë janë imunizuar krejtësisht, përkatësisht janë rivaksinuar.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan vetëm pesë raste të reja nga 2.531 testime, ndërsa 86 pacientë të tjerë u shëruan.

Shkupi ka më së shumti raste aktive (60-), ndërsa me numra dyshifror të të infektuarve janë Tetova (14), Kërçova (13), Ohri (11) dhe Kumanova (10). Në 17 qytete nuk ka raste aktive.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme tha se vazhdon trendi i uljes së rasteve të reja, por se institucinet me kujdes e ndjekin gjendjen. Ai tha se përhapja mund të parandalohet nëse nuk ka grupime dhe nëse respektohen masat e rekomanduara nga KSI.

Sipas tij, diskotekat do të jenë të mbyllura për shkak se deri atëherë do të mund të punohet në hapësira të hapura dhe të shmanget grupimi.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë numri i të diagnostifikuarve është 155.689, ndërsa prej tyre 150.063 janë shëruar dhe 5.485 kanë humbur jetën. Maqedonia momentalisht ka 141 raste aktive./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kjo është pasuria e Kryeministrit Kurti: qiraja e shtëpisë, të hyrat mujore dhe paratë në bankë28 June 2021
BDl – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit19 October 2021
Rama po përsërit planin e Enver Hoxhës: serbët zbrazën gjithë Shqipërinë 4 August 2021