Nga Vendi
2 July 2021
Gjobiten 188 shoferë në Shkup, 39 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

“Në Shkup janë shqiptuar 188 masa, prej të cilëve 39 dënime janë për tejkalim shpejtësie, 31 për motoçiklistë dhe 11 për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar 18 dënime për përdorim të telefonit, 14 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 48 dënime për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Covid-19, tre viktima dhe 168 raste të reja 9 July 2020
Dëshmia e vajzës që ishte me babanë e saj në spitalin modular-ja si ka filluar zjarri 9 September 2021
Edhe me kaq vite, ish Miss Kosova Afërdita Paqarada bën dritë 2 July 2021