Nga Vendi
2 July 2021
Liderët e Ballkanit diskutojnë rolin e SHBA-ve dhe BE-së në rajon

Lidhjet transatlanike dhe kthimi i sinergjisë mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor do të jetë tema e panelit të nivelit të lartë që do të mbahet sot në Ohër, në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.

“Rivendosja e sinergjisë mes BE-së dhe SHBA-ve drejt drejt Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, që do ta nisë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndërsa më pas fjalime do të kenë edhe presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviq dhe Borut Pahir, ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker dhe eurokomesari, Johahnes Hahn.

Në këtë panel është paraparë edhe pjesëmarrje e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq, ndërsa fjalim do të mbajë edhe kryesuesi i Këshillit të Ministriave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Zoran Tegeltija, shefi i diplomacisë polake, Zbigniew Rau, ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg si dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u dha mbështetje për integrimet euroatlantike për Shkupin, Tiranën dhe rajonin, ndërsa mbështetjen e dhanë edhe Philip Reeker, Mathew Palmer, ministri gjerman për Evropë, Michael Roth./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ndryshimi i klimës shkatërroi jetën në Mars, si u zhduk uji?23 July 2021
Arbana Osmani ‘kapet keq’ përsëri me ndjekësen pas kritikave 8 July 2021
Ndodh e papritura: ‘Ndahen’ çifti i njohur i rrjeteve sociale, Rita dhe Fidani30 June 2021