Nga Vendi
2 July 2021
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 14.615 vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend ndërsa numri i personave që kanë kërkuar vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 481.809 qytetarë.

Në pikat vaksinale në Maqedoni deri dje janë vaksinuar 346.836 qytetarë. Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 12.294 qytetarë, ndërsa dje 14.615 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 572.176 doza vaksinash, ndërsa 225.340 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 49%e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 43% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë.

“Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga MSH.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market, sipas klasifikimit të veprës penale që i bëri Prokuroria26 October 2021
Siljanovska-Davkova uron shqiptarët për 22 Nëntorin - Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe22 November 2025
Reagime pas takimit Vuçiç–Dana White, në qendër të vëmendjes lahuta31 July 2026