Nga Rajoni
2 July 2021
Shorti bie që pasuria t’i kontrollohet edhe bashkëshortes së ish-presidentit Thaçi, Lumnijes

955 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Në mesin e tyre është edhe Lumnije Thaçi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi, kështu bëri të ditur i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, ka thënë i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

Ai tregoi edhe për zyrtarët tjerë që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

“Disa nga zyrtarët qe do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti”, shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
MOTI SOT 25 February 2026
Vesa Vllasaliu zbulon si humbi kaq shumë kilogramë në pak kohë12 October 2026
Mickoski nga Kratova: Qeveria do të vazhdojë investimet në projekte me interes për qytetarët16 January 2026