ShowBiz
2 July 2021
Përfshihet nga zjarri vetura e instrumentistit Xhemil Gjini

Instrumentisti i njohur Xhemil Gjini është përfshirë në një incident së fundmi.

Ai ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit tregon se vetura e tij është kapluar nga zjarri dhe siç shihet në bazë të disa pamjeve është djegur tërësisht në pjesën e përparme.

I njëjti ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe momentin e ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

Përkundër kësaj, instrumentisti shqiptar tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“E harrova plloçën e madhe ndez dhe Renoja ime e dashur u pjek përgjithmonë. Unë jam mirë. Gjynah që ia qita 20 euro naftë dy minuta para se të ndodhte. Kujdes kujdes”, ka shkruar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Flet Ylli i grupit “Aurora” pasi miku i tij tha se është i dërguar i Zotit: Nazi u keqkuptua, foli në aspektin njerëzor 6 July 2021
Tryezë e rrumbullakët për efektet e pandemisë ndaj personave me pengesa në zhvillim17 June 2021
Grabitet” një i vdekur në spitalin e Strumicës21 September 2020