Nga Vendi
2 July 2021
Tetovë, gjithsej 823 dënime gjatë muajit qershor për tejkalim shpejtësie

Kontrollet e vazhdueshme të policisë gjatë muajit qershor kanë rezultuar me gjithsej 823 dënime në Tetovë dhe rajonin e SPB Tetovë.

“Prej këtyre dënimeve, 83 kanë qenë për tejkalim më shumë se 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar dhe 18 dënime për 50 kilometra në orë më shumë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se krahas kësaj, në Tetovë prioritet gjatë verës do të jetë edhe parkimi, posaçërisht në pjesën qendrore të Tetovës.

“Kjo vjen si pasojë që kanë nisur të arrijnë mërgimtarët nga jashtë dhe rritet dendësia në komunikacion dhe nevoja për parkim”, tha Josifovski./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Fitoren më të thellë e ka 1-0, Shqipëria zyrtarizon miqësoren e rradhës me kundërshtarin ‘qesharak’14 September 2020
Do të ketë përgjegjësi kundërvajtëse për të gjithë persona që do të refuzojnë të regjistrohen në Maqedoni24 August 2021
Takimi me ambasadorin britanik, theksohet partneriteti dhe mbështetja për proceset demokratike14 July 2026