Nga Vendi
2 July 2021
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vlerësojë nëse duhet të vendosen teste për hyrje në Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e ardhshme do të bisedojë për rrezikun nga lloji delta i coronavirusit dhe mbrojtjen e kufijve me vendosjen eventuale të testeve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se masat aktuale mbesin në fuqi, por mund të ndryshojnë nëse ka ndryshime.

“Është normale të ndryshojnë masat nëse vërejmë se ka ndonjë ndryshime, megjithatë nuk ka plan për ndryshim të masave. Ajo se çfarë mund të bisedohet është ndonjë vendim eventual sa i përket mbrojtjes së kufijve. Kjo ka të bëjë me testet. Të vlerësohet rreziku nëse me këtë masë do të mund të mbrohemi”, tha Filipçe i cili shtoi javën e ardhshme do të diskutohet nëse do të ketë kufizime shtesë.

Ai tha se edhe pse disa anëtarë të KSI-së janë në pushim, gjendja analizohet dhe hulumtohet për këtë lloj të virusit, ndërsa mendimet e anëtarëve do të dëgjohen gjatë ditës së hënë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
POLICIA JEP DETAJE PËR VRASJEN NË TETOVË, JANË NDALUAR KATËR PERSONA12 August 2025
Kurti nis konsultimet për presidentin, të hënën takim me Abdixhikun 2 March 2026
28 të infektuar të ri me Kovid-19, asnjë viktimë15 June 2021